Vllaznine te gjithe e duan qe te jete ne gare per titullin kampion, por per momentin ajo eshte ne fazen e ndertimit dhe ende nuk dihet se çfare objektivash do te kete ne sezonin e ri. I ketij mendimi eshte Sulejman Starova dhe kete gje e ka shprehur edhe gjate emisionit “Skaner”.

“Te Vllaznia situata nuk eshte shume e qarte se çfare do te ndodhe per te ardhmen. Vllaznia kapi Europën në fund. Është ndryshe te Partizani, se skuadra është gati dhe për kampion. Situata te Vllaznia nuk është kështu. Janë larguar pesë lojtarë titullarë. Ka ardhur stafi i ri.

Në këtë situatë që është Vllaznia, nëse do më thoje mua, a del kampion, do thoja prit njëherë se kam sedër dhe nuk marr këto përgjegjësi. Shkodranët që e duan Vllazninë, e dinë situatën ku është skuadra. E di ai që ka Fiorentinën, që nuk del kampion. Vllaznia është brand për kampion, por situata është e tillë, që duhet bërë skuadra njëherë.

U zhgënjyen me lojtarin më të paguar, lojtarët po lëvizin. Ky projekt i ri, është shumë i thjeshtë për t’u kuptuar. Të gjithë e dinë se çfarë markë është Vllaznia dhe duhet për kampion, por do kohën e vet kjo.

Një njeri që mendon drejt, e kupton që këtë ju duhet pak kohë. Duhet pak për tu formuar skuadra. Kur të largohen lojtarët, duhet të jesh i kujdesshëm kur thua për kampion”- eshte shprehur Sulejman Starova./SHKODRA-SPORT.COM/