Goglat ishin bujare ndaj Laçit. Kurbinasit në turin e parë të Conference League do të ndeshen me malazezët e Iskra dhe trajneri Shpëtim Duro e shikon pozitivisht shortin, por thekson se çdo kundërshtar do vlerësim maksimal.

“Është short pozitiv, pasi është afër gjeografikisht. Normalisht këto ishin skuadrat, por duhet të kemi parasysh që çdo skuadër do përqendrimin e duhur, seriozitetin e duhur”, thotë fillimisht Duro për Supersport.

Tekniku i Laçit vijon deklaratën e tij, duke shtuar: “E kam thënë se ne jemi Shqipëri, edhe si Shqipëri edhe si ekipe nuk e kemi luksin të themi jemi më të mirë se të tjerët. Këtë duhet ta tregojmë në fushën e lojës”.

“Është koincidence që na bie sërish me një ekip malazez. Normalisht ne shikohemi si favoritë, pasi sezonin e shkuar kemi kaluar në turin e tretë. Kjo ka anën pozitive, por ka edhe anën negative.

Duhet luajtur të dyja ndeshje. Tani do shikoj kundërshtarin, çfarë cilësie dhe çfarë niveli ka, pasi deri në këto momente nuk kemi pasur njohuri për ta”, përfunduar trajneri i Laçit, Shpëtim Duro.