Në 12 javë kampionat të luajtura vetëm një është skuadra më e kompletuar, Vllaznia, me lojtarët më të mirë dhe që Shpëtim Duro e sheh si pretendenten kryesore për titull.

“Vllaznia eshte skuadra qe ka mundesi reale te synoje titullin kampion. Ajo ka ekipin me te kompletuar per momentin. Latifi po vjen ne formen e tij me te mire, ka Da Silve, Ardit Hoxhaj, ka nje sulmues te kompletuar si Aralica.

Po ashtu ka dy mbrojtesit e krahut me te miret e kampionatit, si Gurishta e Hakaj e po ashtu edhe dy diga shume te mira si Krymi e Jonuzi. Skuadra ne manovren sulmuese eshte shume mire, ka probleme ne lojen difensive, por gjithsesi e shoh shume ne forme dhe pretendente serioze per titull”- eshte shprehur Duro.

Duro vlerëson Tiranën si dhe Kukësin që megjithëse nuk kishte emra të mëdhenj ka gjetur mënyrën që të funksionojë mirë si ekip. Por është i zhgënjyer nga Dinamo dhe Partizani.

“Dinamo ka emra por nuk funksionojnë si skuadër, partizani është investuar shumë por nuk ka rezultate”.

Interesante sheh edhe luftën për mbijetesë në fund të renditjes.

“Interesante fitorja e Skënderbeut me Egnatias”.

Megjithëse sezoni është i gjatë Shpëtim Duro thotë se fundi i dhjetorit do të shfaqë pretendenet e vërteta për titull.