Ne Shkoder ka nisur nje bashkepunim i ri. Disa prej shoqatave dhe Akademive qe funksionojne ne kete qytet dhe ne periferi te tij, kane nisur te bashkepunojne me njera-tjetren dhe kuptohet qe kjo do te ndikoje per mire.
Ka prej atyre qe jane duke kembyer lojtare, te tjere qe po e bejne edhe me trajnere, nderkohe qe KF Shkodra dhe KF Murlani kane nisur nje bashkepunim te ri.
Nga sa behet e ditur, dy ekipet e KF Shkodra, ato U-17 dhe U-19 qe jane pjesemarres ne kategorine superiore per sezonin 2020-2021, do t’i zhvillojne ndeshjet ne ambjentet moderne te KF Murlanit.
Po ashtu, KF Shkodra ka deklaruar se ky bashkepunim do shtrihet edhe ne aspektin sportiv ndermjet ketyre dy klubeve ne vazhdimesi./SHKODRA-SPORT.COM/