Ylli i Totenhemit, Son Heung-Min realizoi sot dy arritje në sfidën kundër Lidsit në kampionatin anglez.
Futbollisti korean arriti kuotën e 100 golave me fanelën e “Spurs”-ave, ndërsa së bashku me shokun e skuadrës Herri Kejn barazuan rekordin 25-vjeçar të më shumë golave të kombinuara së bashku në një sezon në Premier Ligë.
Alan Shirer dhe Kris Satën mbajtën të vetëm rekordin e 13 golave të kombinuar mes tyre gjatë sezonit 1994-1995 kur fituan titullin kampion me Blekbërnin.
Më shumë se Son ka realizuar Herri Kejn, plot 169 gola me fanelën e Totenhemit.