Ndodh rradhë në futboll një përmbysje e tillë në këto shifra. Ka ndodhur në takimin e luajtur mesditën e sotme në Lezhë në kampionatin kombëtar të të rinjve ku Vllaznia ka fituar me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Portos.

Dhe interesant është fakti se deri në minutën e 81-të kanë qenë lezhjanët që udhëhiqnin rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga Djala në ’40.

Rezultati do të barazohej nga sulmuesi Akileo Ndreca dhe po ky futbollist do të shënonte një gol tjetër dy minuta më vonë duke kaluar në avantazh Vllaznia U19.

Kaq do të mjaftonte sepse në fushë do ishte më pas vetëm skuadra shkodrane që do të shënonte edhe tre gola të tjerë. Përkatësisht nga Samuel Asllani në ’84, Muhamedin Lisaj në ’89 dhe Uheid Hoxha në ’90.

Me këtë fitore Vllaznia është ngjitur në kuotën e 9 pikëve duke mbajtur vendin e dytë në renditje pas Partizanit që ka një pikë më shumë.
© shkodrasport.com