Dy atletet shkodrane Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj kane shkelqyer edhe ne garat e Kampionatit Europian te Shteteve te Vogla, te cilat u zhvilluan diten e shtunen ne Gjilbraltar duke zene vendet e para ne dy prej disiplinave ku kane konkurruar. Madje, Smajlaj ka marre dhe kupen e atletit me te mire te ketij kompeticioni.
Ish- kampioni i Europes ka arritur te kerceje 7.83 metra ne kete gare (ky eshte rezultati me i mire i tij pas rikthimit nga demtimi) dhe ka zene vendin e pare ne kercim se gjati, duke grumbulluar 1101 pike olimpike dhe duke u shpallur “Sportisti me i mire i eventit“.
Vete Smajlaj permes nje postimi ne rrjetet sociale ka falenderuar trajnerin Albert Marashi me te cilin ka punuar keto 4 muajt e fundit, ne perpjekjet per t’u rikthyer serish ne nivelet me te larta dhe premisat jane qe kjo te ndodhe shume shpejt.
Franko Burraj sakaq ne garen e 400 metrave ka arritur kohen 47″70 duke zene vendin e pare dhe duke u shpallur kampion. Pas disa oresh, atleti i Vllaznise ka konkurruar edhe ne disiplinen e 200 metrave ku me kohen 21″52 ka zene vendin e dyte. 2 medalje brenda nje dite padyshim qe eshte nje sukses per kete sportist dhe trajnerin e tij Bruno Rrotani.
Pjesmarres ne kete kampionat kane qene edhe tre sportiste te tjere te Vllaznise, bashke me te tjere atlete te ekipit tone kombetar. Keshtu Muhamet Çangeli doli i katerti ne disiplinen e kercimit se gjati me rezultatin 7.32 metra. Erisa Rrasa e perfundoi garen e kercimit se gjati e katerta me rezultatin 5.82 metra me rezultatin me te mire te sezonit. Ndersa Endri Rakaj ne 100 metra u rendit ne vendin e 13 me rezultatin 11″27./www.shkodrasport.com/