Te dy kane ardhur kete sezon te Vllaznia, te dy jane boshnjake dhe te dy luajne ne te njejtin poziicion, ate mesfushorit te qendres. E kemi fjalen per Elvedin Heriç dhe Zinedin Mustedanagiç.
Deri para ndeshjes me Kastriotin, ne formacion si titullar ka luajtur 24 vjeçari Heriç, por ka lene ndonje gjurme te veçante me aktivizimin e tij.
Nga ana tjeter, ne ndeshjet e kupes, por edhe ne ndonje moment tjeter kur eshte futur si zevendesues, 23 vjeçari Mustedanagiç ka dhene shenja me te mira dhe si rrjedhoje, ndaj krutaneve u aktivizua si titullar.
Paraqitja e tij ka qene pergjithesisht e mire dhe per kete arsye, parashikohet qe ai ta nise nga minuta e pare edhe ndeshjen e rradhes ndaj Laçit. Mustedanagiç do te formoje treshen e qendres se mesfushes bashke me Krymin e Jonuzin.
Te mos harrojme se te gatshem per kete pozicion jane edhe kosovari Sadrijaj, por edhe shkodrani Hoxha. Kjo do te thote se te Vllaznia ka shume alternativa dhe kujt i jepet shansi per te luajtur, duhet ta justifikoje besimin e trajnerit sepse ndryshe mund te perfundoje ne stol si Heriç./SHKODRA-SPORT.COM/