Barazimi 1-1 i javes se kaluar ne mes Apolonise dhe Vllaznise ne kampionatin kombetar te futbollit te femrave, solli “shperthimin” e presidentit te Vllaznise Lazer Matija.

Ai fillimisht pa emer, e pastaj duke etiketuar Koço Kokedhimen, e quajti ate “kancer” te futbollit shqiptar. Arsyeja ishte menyra e turpshme qe sipas tij ky president po kerkon te ndale Vllaznine, duke shfrytezuar edhe arbitrat e segmente te tjera te Federates.

Ne fakt, fillimisht shumekush mendoi se ishte thjesht nje deklarate e nxituar e nje drejtuesi klubi qe ishte i merzitur nga nje rezultat dhe ne fakt, Vllaznia nuk ishte mesuar as ta barazonte kush dhe jo me ta mundte ne keto 9 vite.

Megjithate duket se presidenti Matija ka patur te drejte ne pretendimet e tij. “Shkodra Sport” ju sjell 24 momente te kesaj ndeshje ku arbitri eshte bere protagonist me ndeshkimin e Vllaznise dhe mosndeshkimin e lojtareve te Apolonise.

Kush eshte specialist i fushes se arbitrimit e ka te lehte per ta kuptuar sa shume kane gabuar arbitrat e ndeshjes, por nga ana tjeter, edhe nje tifoz i thjesht e sheh qarte permes ketyre pamjeve se te pakten numri 7 i Apolonise nuk duhej te ishte larguar nje here nga fusha e lojes me karton te kuq, por 4 apo 5 here dhe ne fakt, ajo nuk eshte ndeshkuar fare, ndonese nderhyrjet e saj kane qene jo te denja per futboll,

Por per me teper, po ju leme te gjykoni vete ate se çfare ka ndodhur ne kete ndeshje, duke shikuar pamjet e meposhtme: