Dy dite me pare e mbylli bashkepunimin trevjeçar me Vllaznine por Ardit Hoxhaj menjehere eshte bere objekt i merkatos per disa skuadra te kampionatit shqiptar.

Siç raporton “Panorama Sport” dje te Dinamo ka dalë në skenë emri i sulmuesit Ardit Hoxhaj, vlonjatit që sapo është larguar nga Vllaznia. 28- vjeçari mësohet se po vlerësohet si një mundësi konkrete për të veshur fanellën e bluve në sezonin e ri, por ende nuk mund të flitet për një marrëveshje zyrtare.

Vetëm një ditë më parë gazeta bëri me dije se nga Vllaznia blutë kishin vënë në shënjestër edhe mesfushorin Fjoart Jonuzi, por me sa duket ata e kërkojnë në “paketë” nga skuadra shkodrane, bashkë me Hoxhajn. Vlonjati ka eksperiencë dhe luan në të dy krahët e sulmit. Më parë ka qenë pjesë e skuadrave të ndryshme në elitë, si Bylis, Flamurtari, Skënderbeu, Luftëtari, Korabi, por edhe Ferizaj në Kosovë.

Për sa i përket sulmit blu, më parë është mësuar interesimi i Dinamos edhe për afrikanin Saliu Guindo të Laçit, ndërkohë që ka edhe alternativa të tjera nga jashtë vendit.