Vllaznia do të luajë në transfertë kundër Teutës, ndeshje e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores. Kjo sfidë është programuar të zhvillohet fundjavën e ardhshme dhe pritet me mjaft interes nga të dy ekipet.

Skuadra shkodrane ka kryer sot seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për këtë takim. Në fushë kuqeblutë futen si favoritë, megjithatë do të tentohet maksimumi për t’iu mos iu ndarë kreut të Superiores.

Klubi shkodran ka postuar disa foto në kanalin zyrtar ku shihen futbollistët duke u stërvitur. Atmosfera në ekip është pozitive. Lojtaret duken te qeshur dhe padyshim qe kjo ka bere qe atmosfera te jete ne lartesine e duhur.

Vllaznia javen e ardhshme do te luaje dy ndeshje ne transferte, fillimisht te henen per kupe ne Vlore ndaj Flamurtarit dhe me pas te premten ne Durres ndaj Teutes. Ndeshje keto ne te cilat padyshim qe kerkoje te marre fitoret per te vijuar rrugen e saj plot pretendime./SHKODRA-SPORT.COM/