Vllaznia prej dy ditesh eshte duke u stervitur ne Ulqin, ne pergatitje per ndeshjen e pare te ketij viti, ate qe do te luaje javen e ardhshme ne kryeqytet ndaj Tiranes.
Ne dispozicion te stafit teknik per keto seanca jane 26 lojtare dhe ne mes tyre jane edhe dy futbolliste 18 vjeçareve, pjese e ekipit te te rinjve te Vllaznise.
Behet fjale per dy mesfushoret, Paolo Pjeshka dhe Arval Maliqi. Te dy ata jane duke u stervitur me pjesen tjeter te ekipit dhe kuptohet qe kane se çfare te mesojne prej futbollisteve te tjere.
Nga sa mesohet, ne ditet ne vijim me ekipin e pare pritet qe te bashkohen edhe lojtare te tjere te ekipit te te rinjve te cilet jane me vemendjen e stafit te ekipit te pare, por edhe te klubit./SHKODRA-SPORT.COM/