Dinamo edhe dje ka vazhduar stërvitjen me një grup jo të plotë të futbollistëve, ndërsa presidenti Bardhi dhe stafi i tij janë të fokusuar te merkatoja e dimrit.
Gjithçka vazhdon në kuadrin e bisedimeve, me Lilajn dhe Kallakun në krye të listës së përforcimeve. E teksa firma me ta duket shumë afër, gazeta mëson se me blutë pritet që shumë shpejt të bashkohen një sulmues dhe një mbrojtës qendre, të dy futbollistë të huaj.
Emrat mbeten “top sekret”, sepse në kampin dinamovit i druhen faktit se mos përsëritet situata e verës, kur marrëveshja me disa futbollistë u prish në minutat e fundit.
Përveç kësaj, kërkohet që të shmanget edhe pjesa e keqkuptimeve me klubet e tjera, duke qenë se ndonjë lojtar ende nuk është pajisur me dokumentacionin e tij nga skuadra ku ka luajtur së fundmi.