Sunday, January 18, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDy futbollistë të Vllaznisë në formacionin më të mirë të javës, por...

Dy futbollistë të Vllaznisë në formacionin më të mirë të javës, por ‘harrohet’ trajneri Martini

Dy futbollistë të Vllaznisë janë përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 6-të të “Abissnet Superiore” nga FSHF pas përzgjedhjes së bërë nga trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave. Bëhet fjalë për autorin e golit Andrey Yago dhe për njeriun- asist Lirim Kastrati.

Por çuditërisht në këtë formacion nuk ka vend për Edi Martinin si trajneri i javës, paçka se skuadra që ai drejton mundi ekipin që mbante vendin e parë në renditje dhe tashmë është ai i pari. Megjithatë kjo është histori shqiptare dhe si trajneri më i mirë është zgjedhur ai i Tiranës Roberto Bordin ngaqë skuadra e tij mundi Partizanin dhe iu shkëput fundit të renditjes!!!

Lojtarët e tjerë të përfshirë në formacionin e javës së 6-të janë portieri Mario Dajsinani i Egnatias. Në mbrojtje janë edhe Arbenit Xhemajli i Egnatias, Vasil Zhongo i Teutës ndërsa për mesfushën janë përzgjedhur Klevi Qefalija i Dinamos, Daniel Wotlai i Teutës dhe Serxho Vogli i Tiranës.

Për repartin e sulmit, treshja më e mirë e kësaj jave është vlerësuar Flamur Ruçi i Egnatias që mbështet Serge Tabekou e Tiranës dhe Tiago Nani e Dinamos.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments