Teuta ka vijuar sot përgatitjet në fushën stërvitore pranë stadiumit “Niko Dovana”. Durrsakët kanë një ndeshje të vështirë përballë Partizanit sapo të përfundojnë ndeshjet kombëtare.

Ata do të presin të kuqtë në stadiumin e tyre dhe sot grupi ka qenë i plotë në seancën stërvitore. “Djemtë e Detit” kanë zhvilluar një seancë intensive ku kanë kryer dhe shumë ushtrime fizike.

Ekipi i Martinit kërkon të vijojë formën e mirë në Superiore e cila filloi që pas uljes së trajnerit shkodran në stol. Rivalët e tyre në përballjen e ardhshme, Partizani mori një fitore të thellë dje 6-1, në një miqësore ndaj Luzit.

Teuta nuk ka planifikuar ndonjë ndeshje miqësore këto ditë pushimi të futbollit të klubeve, megjithatë gjendja e skuadrës duket optimale./newsport/