Sportistja me origjine nga Lezha Mikela Skandaj ka vijuar me sukseset e saj ne Itali. Karateistja që i është përkushtuar këtij sporti, konkuroi një ditë më parë në garat e Turneut Ndërkombëtar të karatesë të zhvilluar në Verona të Italisë.

Ajo konkurroi per t’u ngitur nje kategori me te larte dhe ja arriti qellimit edhe pse ne moshe te kaq te vogel ajo tregoi klasin e saj larte duke marre rripin e zi.

Mikela edhe pse ka pak me shume se 4 vite qe ushtron sportin e karatese, i ka kaluar me shpejtesi bashkemoshataret e saj duke fituar jo vetem medaljet por edhe kategorine me te larte ne grupmoshat e saj.

Te dielen sebashku me proven per t’u ngjitur nje kategori me lart, ajo zhvilloi edhe stervitje me trajneret e kombetares italiane te karatese te cilet tashme emrin e saj e kane vendosur ne listat e tyre. Nderkohe muajin e ardhshem Mikela Skandaj do te kerkoje te mbroje titullin kampion qe fitoi vitin e kaluar ndaj po stervitet intesivisht per finalet e kampionatit italian te karatese.
Gjergj KOLA