Ndeshjet e javës së fundit në Kategorinë Superiore kanë nxjerrë në pah disa emra të cilët kanë bërë diferencën me lojën e tyre duke ndihmuar skuadrat drejt rezultateve të rëndësishme. Sidomos ata të fazës ofensive që kanë bërë shumë mirë me skuadrat përkatëse.

Nderkohe pjese e ketij formacioni fitues sigurisht qe do te ishin edhe pjestare te Vllaznise e cila mori nje fitore shume te rendesishme ndaj Laçit ne ndeshjen e rradhes per kampionat duke triumfuar ne shifrat 1-0.

Gazeta “Panorama Sport” ka perzgjedhur ne mes te tjereve edhe dy futbolliste te ekipit shkodra, pikerisht mbrojtesin Esin Hakaj dhe sulmuesin Victor Da Silva.

Interesant eshte fakti se goli i fitores erdhi pikerisht nga kembet e ketyre dy lojtareve. Hakaj dha asist dhe braziliani e dergoi topin ne rrjete.

Te tjeret qe plotesojne 11-shen me te mire te javes jane portieri Bakaj (Dinamo). A. Marku (Partizani), Randi (Skenderbeu), Mala (Partizani), Gj. Taipi (Kukesi), Basha (Kukesi), Ibraimi (Dinamo), Cara (Partizani) dhe Milunoviç (Kukesi), nderkohe qe trajneri me i mire i javes eshte perzgjedhur Ilir Daja i Partizanit.