Nga Endri ÇINARI

Mbrëmë u luajtën edhe çerekfinalet e Europa League dhe Conference League. Në kupën e vogël të Europës, suksesshëm dolën ekipet italiane. Ku në njërin krah u kualifikua Roma në “derbin” italian kundër Milan, e po ashtu Atalanta kundër Liverpool. Kryeqytetasit italianë do gjejnë në gjysmëfinale tashmë gjermanët e Leverkusen.

Ndërsa Atalanta do gjejë në gjysmëfinalet e kompeticionit, Marsejën. Për të shpresuar për një finale të tërën italiane në fund të edicionit. Në ndeshjet e Conference League, Fiorentina arriti të kalonte jo pa vështirësi, Plzen. Ku pas kohës shtesë arriti ti mposhte çekët me rezultatin 2-0. Në gjysmëfinalet toskanët do jenë kundër Clubb Brugge, që likuiduan Paok me shifrat 0-2.

Në gjysmëfinalen tjetër do jetë Aston Villa, e cila në një ndeshje plot emocione arriti të mposhte Lille. Ku duhej të ishin penalltitë ato që do vendosnin fatin e anglezëve. Po ashtu nëpërmjet penalltive arriti të triumfonte edhe Olympiacos përballë Fenerbahce. Grekët arritën të rezistonin për 120 minuta në Stamboll dhe më pas u treguan më të saktë tek 11-metërshat.

Në fushë për bardhekuqtë ishte edhe Andreas Ndoj, futbollisti me origjinë nga Shkodra. 21-vjeçari u prezantua si titullar nga trajneri i grekëve. Mbrojtësi qëndroi për 120 minuta në lojë, ku në sekondat finale u ndëshkua me karton të kuq. Por pa pasur ndikim në rezultat sepse ndeshja shkoi në penallti, ku edhe Olympiacos siguroi kualifikimin në gjysmëfinale./www.shkodrasport.com/