Në emisionin Analizë Superiore në Supersport nën drejtimin e Sokol Xhihanit dhe me prezencën e videonalistit të kombëtares U19, Fatjon Bardhi është publikuar edhe formacioni më i mirë i Superiores deri në javën e 19-të. Nga java e kaluar ka katër ndryshime duke nisur nga porta ndërsa dy mbrojtës dhe një mesfushor kanë humbur pozicionet e tyre.

Kështu, mes shtyllave nuk qëndron më Visar Bekaj i Tiranës, ndërsa pozicionin e gardianit të bardhebluve e ka trashëguar Mario Dajsinani i Laçit që këtë javë shkëlqeu me ndërhyrjet e tij në sfidën ndaj Vllaznisë.

Në repartin difensiv bëhet fjalë për Mevlan Adilin dhe Albion Markun, të cilët janë zëvendësuar respektivisht nga ana e Eljon Sotës dhe Erdenis Gurishtës.

Ndërkohë, në mesfushë tashmë nuk rezulton më Regi Lushkja, i cili në fakt nuk është më as pjesë e kampionatit duke qenë se është transferuar në Moldavi te skuadra e Sheriff Tiraspol dhe tashmë në formacion është zëvendësuar nga ana e kapitenit të Kukësit, Gjelbërim Taipi. Sakaq, nuk ka ndryshime në pjesën tjetër të formacionit, që udhëhiqet në sulm nga dyshja Guindo-Seferi.