Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDy futbollistë të Vllaznisë zgjidhen në formacionin më të mirë të javës...

Dy futbollistë të Vllaznisë zgjidhen në formacionin më të mirë të javës së 18-të

Dy futbollistë të Vllaznisë janë përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 18-të të “Abissnet Superiore” nga FSHF pas mendimeve të dhëna nga trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave. Dhe bëhet fjalë për autorët e golave në fitoren e djeshme (3-2) ndaj Flamurtarit, Bekim Balaj dhe Andrey Yago.

Po kush janë të tjerët pjesë e formacionit më të mirë të kësaj jave?

Në portë është Mario Dajsinani i Egnatias. Treshja e mbrojtjes është Jaime Serrano Guillem (Egnatia), Emir Azemovic (AF Elbasani) dhe Jurgen Vrapi (Vora).

Në mesfushë janë përzgjedhur përveç Andrey Yago edhe Kastriot Selmani (Egnatia), Irgi Kasalla (Vora), Klevi Qefalija (Dinamo City).

Në repartin ofensiv janë pëkrah Bekim Balajt edhe Dejvi Bregu (Dinamo City) dhe Serge Tabekou (Tirana).

Trajneri më i mirë i javës së 18-të është përzgjedhur tekniku i Dinamo City, Ilir Daja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments