Tërbuni i ka idetë e qarta në këtë sezon. Skuadra pukjane kërkon të luftojë deri në fund për të siguruar një vend që të çon në “Play-off” për ngjitjen në Superiore.

Tërbuni ka arritur të firmosë me mesfushorin shkodran, Rigers Xhahysa, i cili ishte pjesë e Adës së Velipojës gjatë pjesës së parë të sezonit.

Xhahysa ka disa dite qe stervitet me skuadren pukjane teksa ka bindur plotesisht trajnerin Alcani per aftesite e tij dhe si rrjedhoje kjo ka bere qe drejtuesit e klubit t’i ofrojne firmosjen e kontrates dhe lojtari e ka hedhur firmen ne te.

Padyshim qe per 21 vjeçarin kjo do te jete nje mundesi e mire per te treguar se çfare di te beje. Mesfushori eshte formuar tek Akademia Vllaznia, e me pas provoi te luaje me ekipin U21 e se fundi tek Ada, ndersa tashme do te jete pjese e Terbunit ne kategorine e pare te futbollit shqiptar./SHKODRA0-SPORT.COM/