Në mbrëmjen gala të FSHF-së ashtu si edhe për djem, është dhënë edhe një çmim për “Talenten e vitit 2022” për vajza ku në garë ishin futbollistet e reja Rosela Vasa, Gelda Kadiolli dhe Xhesika Ndoj.
Këtë herë në skenë është ngjitur ambasadorja e futbollit të vajzave, Valbona Selimllari, e cila ka lexuar emrin e fitueses së çmimit sipas votimit. Çmimi i ka shkuar futbollistes shkodrane Rosela Vasa, talentes 16-vjeçare që ka spikatur me ekipet kombëtare të moshave dhe klubin e Kukësit.
Selimllari ka ftuar Rosela Vasën në skenë, duke i dorëzuar çmimin, ndërkohë që futbollistja e re ka falënderuar të gjithë ata që e votuan për këtë trofe.
Padyshim qe ky eshte nje vleresim i madh per kete futbolliste e cila duket se ka nje te ardhme te sigurte perpara. Futbollistja qe eshte formuar tek “Juban Danja”, ka provuar te luaje me pas edhe me Murlanin e se fundi eshte pjese e ekipit te Kukesit.
Njekohesisht eshte nje nga elementet me te rendesishme te kombetares U17 me lojen dhe golat e saj dhe jo me kot, ka ardhur edhe vleresimi i specialisteve si “Talentja e vitit 2022”.