Posti i trajnerit te skuadra e Egnatias pas largimit te Shpetim Duros ka ngelur bosh. Tashme, ky pozicion eshte mjaft i lakmuar nga disa trajnere, duke marre ne konsiderate se behet fjale per nje ekip me mjaft organike cilesore.
Keshtu, kandidaturat jane te shumta, por zerat me te fundit prane klubit rrogozhinas bejne me dije per “Shkodra Sport” se per emerimin ne krye te stolit te Egnatias, po qarkullon edhe emri i Ndriçim Shtubines.
Ky i fundit aktualisht eshte nen drejtimin e ekipit U-21 te rrogozhinasve, teksa me pare ka mbajtur edhe detyren e drejtorit sportiv ne kete klub, ku luajti edhe nje rol te rendesishem ne merkaton e veres.
Megjithate, ne vazhdim mbetet per t’u pare nese kjo piste do te forcohet apo do te humbase kuotat, pasi siç behet me dije ka edhe emra te tjere qe po lakohen si kandidatura, por mes tyre eshte edhe emri i Ndriçim Shtubines.
Maringlen ZHIVANI