Pa stervitje, me stres por edhe duke bere shume kujdes per ta kaluar kete situate te krijuar ne mbare Europen apo dhe me gjere, futbollistet shqiptare po mundohen te gjejne menyren e duhur per te mbeshtetur edhe te tjeret me mesazhet e tyre qe perçojne.

Keshtu ka vepruar edhe kapitenia e ekipit te futbollit te femrave “Juban Danja”, Klaudia Rrotani e cila me ane te nje pankarte qe ka mbajtur ne duar, ka bere nje foto te cilen me pas e ka postuar ne rrjetet sociale.

Mesazhi qe kerkon te transmetoje mes atyre fjaleve eshte shume domethenes. “Me Zotin ne zemer, ne do t’ia dalim”- shkruan ajo. Vetem nje fjali por qe flet vete.

Duket se Rrotani eshte nje besimtare e devotshme dhe duke i kerkuar ndihme Zotit ne kete situate te veshtire per mbare njerezimin, ajo ka besim se gjerat do te rregullohen dhe gjithçka do te kthehet ne normalitet.
www.shkodrasport.com