Levizje ne merkaton e skuadrave te Superliges shqiptare. Redon Mihana është zyrtarisht futbollisti më i ri i Kastriotit. Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi krutan, duke konfirmuar 23-vjeçarin si goditjen e parë të merkatos së janarit.

Ai vjen pas eksperiencës që pati së fundmi me Egnatian dhe është gati që të ndihmojë skuadrën krutane për të arritur objektivat sezonal. Ja çfare shkruhet ne postimin e klubit krutan per kete perforcim:

“Redon Mihana është afrimi i parë i Kastriotit në këtë merkato dimërore. Sulmuesi anësor vjen te Kastrioti pas eksperiencave me Apoloninë, Dinamon dhe së fundmi Egnatian.

23 vjeçari prej ditës së sotme i është bashkuar skuadrës në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës ndaj Bylis”. Padyshim qe nje perforcim i tille pritet te ndikoje per mire tek skuadra krutane e cila ka nevoje per nje lojtar me tipare te tilla.