Armando Broja vazhdon të shkëlqejë me Çelsin. Sulmuesi 17-vjeçar i Kombëtares shqiptar ka shënuar një tjetër dopietë dhe asist ditën e sotme në fitoren 4-3 ndaj West Ham.
Broja e ka nisur takimin si gjithmonë titullar dhe në minutën e 23-të ka shërbyer një asist për Preart-Harris që ka zhbllokuar ndeshjen.Miqtë përmbysën gjithçka që në pjesën e parë duke shënuar dy gola. Me fillimin e pjesë së dytë Broja ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Simeu në të 57-të kaloi në epërsi Çelsin.
Për të vulosur fitoren e radhës mendoi sërish sulmuesi i talentuar shqiptar dhe në të 64-të shënoi sërish me penallti duke bërë të pavleshme golin e Caiger në minutat e fundit. 2 ndeshje 4 gola dhe një asist janë numra fantastik për Brojan që vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e tij./newsport/
Dy gola dhe asist, sulmuesi i KOMBËTARES shkëlqen sërish me Çelsin