Vllaznia prej tre ditesh po punon fort ne stervitje ne kampingun e Zllatiborit duke marre ngarkesat e duhura fizike. Stafi teknik dhe futbollistet duken shume te perqendruar per te bere me te miren gjate ketyre diteve.

Por përpos stërvitjes, drejtuesit kuqeblu kanë siguruar edhe një tjetër miqësore. Ajo do të luhet ditën e enjte dhe përballë Vllaznisë këtë herë do të jetë ekipi nënkampion i Malit të Zi, Sutjeska e Nikshiqit.

Drejtuesit e të dy skuadrave kanë rënë dakord për ta luajtur këtë miqësore e cila do t’u shërbejë atyre për ndeshjet e “Conference League” ku do të marrin pjesë. Në miqësoren me Sutjeskën do të debutojë me fanellën kuqeblu edhe sulmuesi Xhurxheviç i afruar së fundi në skuadër.

Nga ana tjetër, është planifikuar që Vllaznia të luajë edhe një tjetër miqësore ditën e dielë ndaj nje skuadre serbe, para se të kthehet në Shkodër, ku ka planifikuar miqësoren e fundit para sfidave zyrtare me Shiroki Brijeg.