Po shenon rregullisht dhe eshte shnderruar ne lider tek Vllaznia. Liridon Latifi e beri kete gje edhe ne ndeshjen e djeshme ndaj Teutes ku shenoi dy gola.
I pyetur pas ndeshjes, nese kishte ndonje dedikim te veçante, futbollisti nga Prishtina deklaroi: “Po, kam nje dedikim te veçante per golat e shenuar ne kete ndeshje.
Kjo sepse pikerisht sot mbushen 3 vjetori i ndarjes nga jeta i gjyshit tim, qe ka qene fansi im me i madh dhe prandaj keto dy gola ia dedikoj atij”.
Kjo padyshim qe eshte diçka shume e bukur, per te kujtuar e nderuar ata qe i kane mbeshtetur ne rrugetimin e tyre dhe Liridon e beri kete gje duke ia dedikuar golat e djeshem pikerisht gjyshit te tij./SHKODRA-SPORT.COM/