Laçi mundi 0-1 Dinamon, në takimin e javës së 20-të të Superligës. Për këtë 90 minutësh për RTSH Sport në Rubrika Sportive foli i mirënjohuri Shkëlqim Muça.

Muca shprehet se laçjanët janë një ekip i ekuilibruar, gjithsesi, nuk mund të luftojnë dot për titullin. Sa i përket dinamovitëve, ai thotë se kanë probleme të mëdha, ku theksohet fakti se akoma nuk dijnë të vendosin lojtarët në pozicione.

“Laçi është një skuadër e ekuilibruar. Josa e ka mbledhur mirë skuadrën. Në mbrojtje janë të sigurtë. Nuk lejojnë shumë raste. Në momentin që u del, e marrin atë që do. Nuk mendoj se është në statin për të dalë kampion. Është një ekip që është cinik.

Dinamo nuk më pëlqeu. Ka probleme për të vendosur lojtarët në pozicione. Luante Bardhi qendërsulmues. U ndryshuan vendet e lojtarëve. Kjo krijon konfuzion te skuadra. Dinamo kishte 2 qendërmbrojtës, e i sulmonte vetëm Guindo.

Skuadra nuk është aspak mirë. Mungesa e Reginaldos? Flas për atë që shoh në fushë. Kampionati është i gjatë, pasi çdo skuadër ka lojtarë për të zëvendësuar. Dinamo nuk ka karakter” – tha ai./newsport/