FAQJA E PARE KRYESOREJude Bellingham vendos dy kushte për të nënshkruar kontratë të re me...

Jude Bellingham vendos dy kushte për të nënshkruar kontratë të re me Real Madridin

Jude Bellingham ka vendosur dy kushte për të nënshkruar një kontratë të re me Real Madridin, ndërsa negociatat mes përfaqësuesve të tij dhe klubit spanjoll tashmë kanë nisur.

Sipas raportimeve të mediumit spanjoll OK Diario, mesfushori anglez kërkon një rritje të konsiderueshme të pagës, por edhe garanci për ambiciet sportive të klubit, para se të angazhohet për një periudhë më të gjatë në “Santiago Bernabeu”.

Kushti i parë i Bellinghamit lidhet me pagën. 23-vjeçari raportohet se kërkon të përfitojë rreth 22 milionë euro në vit, shumë kjo që do ta vendoste në të njëjtin nivel financiar me Vinicius Junior.

Real Madridi thuhet se është i gatshëm t’ia plotësojë këtë kërkesë.

Ndërkohë, kërkesa e dytë ka të bëjë me projektin sportiv të klubit. Bellingham dëshiron garanci se madrilenët do të vazhdojnë të ndërtojnë një skuadër konkurruese, e aftë për të luftuar për trofetë më të rëndësishëm çdo sezon.

Kontrata aktuale e anglezit me Real Madridin është e vlefshme deri në vitin 2029, por paraqitjet e tij kanë forcuar edhe më shumë pozitën në klub.

Në 12 ndeshje të zhvilluara në La Liga këtë sezon, ai ka realizuar katër gola dhe ka dhuruar tri asistime./Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments