Dy ish- futbolliste te Vllaznise sot jane larguar nga Vlora. Behet fjale per Eni Imamin dhe Silvio Zogaj. Nje gje e tille eshte zyrtarizuar nga vete klubi Flamurtari në rrjetet sociale ku konfirmon largimin e tyre por edhe te Aleksa Mrdjas. Vetëm porta nuk është prekur, ndërsa në Vlorë mesa duket ka nisur “Operacioni Fshesa”, ku bie në sy se janë prekur Imami dhe Zogaj, dy titullare.

Kujtojmë se Eni Imami dhe Silvjo Zogaj ishin pjesë e rëndësishme e kontigjentit, ndërsa tashmë duhet të shohin për aventurë tjetër. Më parë Flamurtari kishte zyrtarizuar afrimin e Idi Bathës.

Postimi i Flamurtari për largimimin e 3 lojtarëve:

“Flamurtari Football Club njofton mbylljen e bashkepunimit me mbrojtesin Eni Imami , mesfushorin Silvjo Zogaj dhe sulmuesin Aleksa Mrdja.

Duke i falenderuar per ate cfare dhane per fanellen kuqezi , Ju urojme suksese ne karrieren futbollistike”, shkruan klubi i Flamurtarit.