HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDy lojtarë me probleme te Vllaznia, trajneri Brdariç në 'hall' për mbrojtjen

Dy lojtarë me probleme te Vllaznia, trajneri Brdariç në ‘hall’ për mbrojtjen

Vllaznia do të luajë ndaj Dinamos në javën e 5-të të Abissnet Superiore. Shkodranët pas barazimit ndaj Skënderbeut kërkojnë të rikthehen me çdo kusht te fitorja. Trajneri Brdariç për këtë ndeshje është në “hall” për fazën mbrojtëse.

Mevlan Adili është mungesë e sigurtë pasi mori karton të kuq në Korçë, ndërsa Bulatovic vazhdon ende të jetë me probleme. Së bashku me mbrojtësin, probleme vazhdon të ketë edhe brazilian Da Silva që ka munguar edhe në stërvitje.

Faza e mbrojtjes është që shqetëson më shumë te Vllaznia pasi qendërmbrojtësi Diagne është i vetmi lojtar për këtë repart.

Trajneri Brdaric pritet të ribëjë mbrojtjen nga e para dhe mundësitë janë që tekniku gjerman të rikthejë sërish Gurishtën në qendër ose të aktivizojë lojtarët nga akademia./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments