Giovani Colella ka folur pas fitores 2-0 në derbi kundër Tiranës. Trajneri i Partizanit deklaroi për mikrofonin e Oversport:

“Me pasaportë jam italian. Nuk më pëlqen të bëj italianin në futboll, por mund ta bëj. Ka momente që mentaliteti i lojtarëve bën diferencën në fushë.

Ndryshimi i situatës? Mendoj që nuk ka qenë vetëm kjo java e vështirë për Partizanin. Mendoj se të gjithë javët janë të vështira, si para derbit si pas derbit.

Motivimi pas humbjes në Shkodër? Këtë nuk do t’ua them kurrë. Për sa i përket ndryshimit me Shkodrën, skuadra ka bërë më shumë presion. Ndaj Vllaznisë ka pasur probleme mbrojtja. Aty jam fokusuar disi më shumë.

Titulli kampion? Unë mendoj që ne duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje dhe jo më në vazhdimësi.

Tedi Cara? Jam shumë i kënaqur nga mënyra se si Tedi hyri në lojë dhe për golin që realizoi. Dhe mendoj që nuk dua të flas më për lojtarë që luajnë apo nuk aktivizohen. Është thjeshtë idiotësi. Me këtë treguam se skuadra është e bashkuar. Nuk ka lojtarë të stolit apo të fushës. Nëse një lojtar është i nevrikosur kur nuk luajnë, mendoj që tani po, jemi një skuadër.

Luhatjet? Nuk jam unë ai që luaj në fushë. Janë futbollistët. Sot edhe mund të isha në shtëpi. Presim të gjithë së bashku ndeshjen e radhës për të festuar”, tha ai.