Teuta është bërë aktive në merkato dhe ka firmosur me dy lojtarët e kombëtares shqiptare të moshave. Burime nga klubi durrsak bëjnë me dije për Newsport.al se talenti Albion Marku dhe Devid Fejzulla kanë dalë në stërvitje me Teutën.

Albion Marku sezonin e shkuar luajti në huazim te Partizani, me Demat që kanë mbetur “thatë”, pasi e kërkonin edhe këtë sezon. Lojtari ka qenë pjesë e Lokomotivës së Zagrebit.

Per lojtarin ne fakt kane qene te interesuar edhe ekipe te tjera ku veçanerisht Partizani ka insistuar serish per ta marre, por nga ana tjeter edhe ekipi i Tiranes e ka patur ne listen e preferencave te tij.

Nga ana tjetër, edhe talenti i Dinamos, Fejzulla do jetë luajë me durrsakët. Pjesë e U-19 të Shqipërisë, djaloshi sezonin e shkuar mori minuta me Dinamon në Superligë, duke shënuar edhe një gol. I dalë nga moshat e Olympiacos, Fejzulla ka qenë pjesë e akademisë së Boavista në Portugali dhe Sabadell në Spanjë.