Vllaznia para sfidës me Tiranën me përjashtim të dyshes Juriç e Bulatovip mësohet se është e plotë nisur nga lojtarët që tekniku ka patur këto kohët e fundit në dispozicion duke i shtuar edhe dyshen Latifi por edhe Boshnjaku që mungonte edhe në stol për ndeshje tjetër.

Gjithsesi mësohet se Boshnjaku pritet të zhvillojë një stërvitje të plotë për këtë sfidë dhe po ashtu edhe gjendja e Latifit duket optimale.

Nga ana tjetër asnjë lojtar nuk duket se shqetëson teknikun për arsye kartonësh, sepse vetem Gurishta e Çoba kane nga tre per momentin, por asnje nuk eshte i skualifikuar.

Nga sa mësohet pavarësisht mund të mos jetë i gatshëm për një rikthim në takimin me Tiranës, por gjithsesi sot pritet që të kthehet në fushën e stërvitjes edhe Bulatoviç, i cili mësohet se në takimin ndaj Kukësit mungoi për arsye gripale. Gjithsesi një gjë e tillë mbetet për t’u parë.