HomeFUTBOLLDy mungesa titullarësh dhe një rikthim, Vllaznia mendjen te Apolonia

Dy mungesa titullarësh dhe një rikthim, Vllaznia mendjen te Apolonia

Vllaznia synon që të bëjë kthesën duke filluar që nga ndeshja e kësaj fundjave me Apoloninë. Skuadra e Vllaznisë, krahas Mevlan Adilit që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, do të ketë edhe mungesën e sigurtë të Herald Markut, edhe ky ashtu si Adili, një nga lojtarët më të rëndësishëm të kuqebluve.

Ai pësoi një tërheqje në këmbë duke u larguar i detyruar nga fusha në gjysmën e pjesës së parë në përballjen ndaj Laçit. Mesfushori ka nisur terapinë për të qenë sa më shpejt i gatshëm, por nuk dihet nëse do të mund të rikuperohet deri në fundjavë. Nga sa bëhtë e ditur, mund të shkojë deri në dy javë rikuperimi i tij…

Por, duket se për ndeshjen me fierakët në “shtëpi” do të rikthehet Ardit Krymi, duke qenë se klubi ka mundësinë t’i paguajë dënimin e mbetur, pra ndeshjen e radhës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments