Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDy ndeshje Superlige në dy ditë, në 'Loro Boriçi'

Dy ndeshje Superlige në dy ditë, në ‘Loro Boriçi’

Stadiumi “Loro Boriçi” do te prese dy ndeshje te rendesishme te vlefshme per javen e trete te Superliges shqiptare. Keshtu, perveç takimit Vllaznia- Tirana qe do te luhet diten e shtune ne oren 19.00, nje tjeter takim do te zhvillohet aty diten e diele.

Behet fjale per perballjen Kukesi- Laçi e cila do te luhet ne oren 16.00. Ky eshte njoftimi qe ka bere klubi kukesian.

Ekipi i verilindorëve të Kukësit ka dal më njoftim zyrtar mbi çështjen e stadiumit për opinionin publik dhe tifozët e tyre. Pas punimeve që janë duke u kryer në stadiumin e Kukësit, verilindorët janë të detyruar ti zhvillojnë ndeshjet në stadiume të tjera të Shqipërisë sa më afër qytetit.

Pas një ndeshje të zhvilluar në “Elbasan Arena” skuadra e Kukësit pritej ti zhvillonte ndeshjet në stadiumin e Kamzës por gjithçka nuk ka shkuar siç pritej. Është lajmëruar nga klubi se ndeshja e javës së tretë do të zhvillohet në Shkodër, në stadiumin “Loro Boriçi”.

“Njoftim i Klubit!

Ndeshja e Javës së Tretë për Kategorinë Superiore, FK Kukësi – KF Laçi do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, ditën e diel në orën 16:00.

Kjo sfidë do të zhvendoset në qytetin e Shkodrës, pasi në stadiumin ‘Kamëz’ po punohet për të arritur standardet e kërkuara nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Ndeshjet e ardhshme skuadra jonë do ti zhvillojë në Kamëz, pasi është arritur marrëveshja mes palëve.

Faleminderit!”, njoftimi i Kukësit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments