Dy përfaqësuesit e KF Vllaznia, sekretari i përgjithshëm, Blendi Dibra dhe kryetari i bordit drejtues, Artan Brahimi, janë nisur drejt Gjenevës ditën e sotme për të marrë pjesë në shortin që do të hidhet nesër për ndeshjet e UEFA Conference League.
Natyrisht që, ata shpresojnë në një short sa më të lehtë dhe të favorshëm për ekipin kuqeblu, por gjithsesi gjithçka mbetet për t’u parë ditën e nesërme.
Në fakt, Vllaznia do të luajë dy ndeshjet e turit të parë, me datë 13 dhe 20-korrik, me kundërshtarin që do të njihet pikërisht mesditën e nesërme. Ndërkohë, përgatitjet e kuqebluve për ballafaqimet europiane vijojnë çdo ditë me nga dy seanca stërvitore, të cilët po zhvillohen në kompleksin “Hasaj” në Golem.
Realisht, ngarkesat sa vijnë e shtohen çdo ditë, ndërsa nga e mërkura ato do të vijojnë në kampingun e Medjguorjes në Bosnje, ku do të qëndrojnë për rreth dy javë. Ndërkohë, në ditët në vazhdim pritet që skuadra e Vllaznisë të plotësohet edhe me emra të tjera që u nevojiten për të përballuar me sukses ballafaqimet europiane në UEFA Conference League.
Maringlen ZHIVANI