Polaku Ondrej Berka ishte gjyqtar kryesor në ndeshjen Kraiova-Vllaznia, me shkodranët që u mundën 3-0 në këtë ndeshje.

Në fund të sfidës, kur rezultati ishte 3-0, Vllaznisë iu mohua një penallti. Aralica goditi topin në zonë me të majtën, por gjithçka u ndal pas një prekje të dukshme të topit me dorë në zonë.

Gjyqtari Berka vazhdoi lojën, por e habitshme është se nuk u akordua kjo penallti për skuadrën shkodrane.

Pamjet tregojnë qartë prekjen e dukshme të topit me dorë në zonë, teksa padyshim që nga gjyqtari polak Berka, ka qenë një vendim i gabuar dhe një penallti e mohuar për Vllazninë.

Maringlen ZHIVANI