Pritjes së gjatë duket se i ka ardhur fundi. Një fat i keq ndoqi Armando Brojën para pak ditësh, që duhej të largohej nga grumbullimi me Çelsin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sulmuesi shqiptar u dëmtua dhe nuk mund të vazhdonte më tej me grupin e drejtuar nga Thomas Tuchel. Megjithatë, rikthimi erdhi në kohë rekord, teksa Broja ka nisur stërvitjen me ekipin.

Sipas lajmeve të fundit, futbollisti është nisur drejt Italisë dhe do të jetë gati për ndeshjen e sotme miqësore kundër Udinezes. Ky është një lajm fantastik, në një kohë që edhe Reali i Madridit ka shprehur interesim për Brojën, teksa diçka e tillë është e pranuar edhe nga mediat spanjolle dhe gjigandet britanike.

Reali do të blejë një sulmues nëse largohen emra si Marco Asensio, Dani Ceballos apo Borja Mayoral. 20-vjeçari shqiptar është një nga objektivat e klubit të famshëm spanjoll. Te Reali vlerësojnë shumë talentin dhe progresin e Brojës në vitet e fundit. Megjithatë, për momentin nuk ka kontakte mes palëve.

Maringlen ZHIVANI