Mbrëmjen e djeshme, Vllaznia zhvilloi ndeshjen e kthimit të Conference League ndaj Kraiovës në Rumani, teksa u mund me rezultatin 3-0. Në fakt, duhet thënë se ekipi rumun ishte krejt tjetër nivel me shkodranët, pavarësisht rezultatit.

Ndoshta, Vllaznia mund të kishte bërë edhe më shumë, por gjithsesi më shumë se kaq nuk mund të pretendohet, pasi diferencat janë reale mes ekipeve. Kjo ndeshje mund të vlejë në aspektin e eksperiencës, teksa duhen nxjerrë mësime dhe duhen marrë masat e duhura për të ardhmen.

Kampionati fillon shpejt, pikërisht me 20-gusht dhe hap pas hapi, duhet të rritet edhe niveli i ekipit për Superioren e ardhshme, pasi shkodranët i pret një garë e egër përpara.

Në fakt, shpresohet shumë që Vllaznia të përmirësohet në të ardhmen që të luftojë për të vendosur yllin në fanellë, dëshira e gjithë Shkodrës kjo.

Prandaj, për sezonin e ri nuk na mbetet asgjë tjetër veçse të themi me zemër dhe me shpirt: Forca Vllaznia!

Maringlen ZHIVANI