Tek Vllaznia janw pwrqendruar nw maksimum nw krijimin e lidhjeve tw reja. Kwtw e tregon mw sw miri vizita e fundit e drejtorit tw saj Engin Firat ku pwrveç krijimit tw lidhjeve me Akademinw “Aspire” dhe klubin “Muaither”, ai ka patur kontakte dhe biseda pune edhe nw Federatwn e Futbollit tw kwtij vendi. Kjo bwhet e ditur nw faqen zyrtare tw klubit shkodran ku shkruhet:

“Drejtori sportiv i KF Vllaznia z.Engin Firat gjatë vizitës së tij treditore në Katar, krahas të tjerave ka zhvilluar edhe një takim në Federatën e Futbollit të këtij vendi.

Ai ka takuar pikërisht sekretarin e përgjithshëm të kësaj Federate, z.Mohammed Al Hashmi dhe asistentin e tij Issa Jeddo.

Me to është biseduar rreth mundësisë për mbështetje dhe bashkëpunim ndërkohë që z.Firat i ka informuar përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Katarit në lidhje me historinë e klubit Vllaznia por edhe për futbollin shqiptar në tërësi.


Në foto z.Engin Firat me Issa Jeddo