Pas barazimit javën e kaluar ndaj kryesuesit të kampionatit- Tërbunit, Ada do të tentojë të marrë një tjetër rezultat pozitiv edhe në ndeshjen e rradhës, atë që do të luajë të dielën në “Skënder Halili” ndaj Tirana B.

Një nga drejtuesit e lartë të skuadrës velipojake- Ylvi Rroji, ka zhvilluar një takim sot me futbollistët dhe stafin teknik të cilëve i është drejtuar me këto fjalë:

“E vështirë është si ndeshje por nuk do të thotë e pamundur, ju duhet të besoni te vetja. Nëse ndalon së fajësuari apo justifikuari atëherë ju keni zgjedhur fatin tuaj- SUKSESIN.

Nëse jeni të lodhur mësohuni të çlodheni, mos guxoni të bëni një hap mbrapa, mos guxoni të kënaqeni me pak. Nga futbolli marrim atë që investojmë.

Prandaj duhet të punojmë më shumë për të arritur fitoren”. Ada duke tentuar fitoren edhe në këtë ndeshje, do të synojë të ngjitet në renditje sepse siç është bërë publik, objektivi i saj është renditja në tre vendet e para të klasifikimit.
© shkodrasport.com