Trajneri Xhemal Mustedanagiç ka bërë publike listën e Kombëtares U-17 për 2 miqësore që kuqezinjtë e vegjël do të zhvillojnë ndaj Kosovës në datat 9 dhe 11 shtator.

Ajo që bie në sy në këtë grumbullim është prezenca e lartë e lojtarëve që luajnë në kampionatin shqiptar, ndërsa nuk mungojnë as ata nga kampionati i huaj.

Për sa i përket Mustedanagiç, ai do të mbyllë edhe kualifikueset që do të luhen në muajin tetot në Shqipëri, më pas do të fokusohet plotësisht te detyra e re, ajo e drejtorit të ekipeve kombëtare.

Ne kete liste, ben pjese vetem nje futbollist i Akademise Vllaznia, mesfushori Arsen Elbasani. Po ashtu eshte edhe mbrojtesi i ekipit Shkodra, Marçelino Preka.

Por nga ana tjeter, pjese e listes jane edhe disa futbolliste shkodrane qe luajne jashte vendit, si mesfushori Elmand Gjini, sulmuesi Enea Kotrri etj.