Duket se e ardhmja e lojtarit të Kombëtares Elseid Hysajt është gjithnjë e më larg skuadrës së Napolit. Këtë e pohojnë edhe mediat italiane të cilat bëjnë me dije se lojtari po pret thirrjen e trajnerit Sarri.

Teksa një largim është i mundshëm edhe skuadra e Napolit sigurisht që po merr masat për të gjetur zëvendësuesin e mbrojtësit shkodran.

Skuadra italiane tashmë e ka gjetur dhe bëhet fjalë për lojtarin e Mançester Junajtid, Mateo Darmian. Italiani ka luajtur shumë pak te skuadra e Junajtid, duke qenë se trajneri Murinjo preferon më shumë Eshli Jang.

Ne kete menyre duket se po realizohet edhe vete enderra e Hysajt per te shkuar ne Angli dhe po ashtu edhe e trajnerit Sarri qe deshiron ta kete serish nen urdherat e tij siç e ka patur edhe tek Empoli e Napoli.