Derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit u luajt para 41.418 të pranishmëve në “Allianz Stadium”, që vlejnë edhe rekordin e ri të arkëtimeve për klubin bardhezi në kampionatin e Serie A.

Sipas deklaratës së dalë nga zyra e shtypit të Juventusit, arkëtimet nga bileta e shitura për supersfidën ishin në shifrat 2.312.732 euro.

Duke kaluar te detajet, sa u përket të abonuarve të pranishëm në “Allianz Stadium” këtë herë ishin 27.294 tifozë, për një arkëtim prej 1.136.552 eurosh.

12.025 ishin tifozët që kishin blerë bileta vetëm për këtë ndeshje, prej të cilëve është arkëtuar një shifër prej 1.176.180 eurosh, ndërsa në sektorin e miqve janë regjistruar 2.099 tifozë.

Rekordi absolut i arkëtimeve në Serie A këtë sezon është arritur nga Inter falë derbit të fazës së parë ndaj Milanit. 15 tetorin e kaluar në tribunat e “San Siro”-s ishin të pranishëm 78.328 spektatorë për një arkëtim në total 4.864.749 euro.