FAQJA E PARE KRYESORENapoli del në ankand

Napoli del në ankand

Napoli mund të jetë në prag të një ndryshimi të madh pronësie. Presidenti Aurelio De Laurentiis raportohet se ka zhvilluar një takim me Matt Rizzetta, drejtuesin e një konsorciumi amerikan që synon të blejë klubin italian dhe ta shndërrojë atë në pjesë të një projekti më të gjerë sportiv.

Sipas mediave italiane, De Laurentiis e vlerëson klubin napoletan me një shifër marramendëse prej 2 miliardë dollarësh.

Nga ana tjetër, Rizzetta është i gatshëm të ofrojë rreth 1.3 miliardë dollarë për të marrë kontrollin e klubit, duke krijuar një diferencë të konsiderueshme mes palëve.

Takimi mes tyre thuhet se është zhvilluar në një hotel në Napoli, pasi të dy ishin të pranishëm në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Bodø/Glimt në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Për presidentin e Napolit, klubi përfaqëson shumë më tepër sesa një skuadër futbolli.

Ai e konsideron atë një markë ndërkombëtare me miliona tifozë dhe synon të rrisë më tej vlerën e saj përmes ndërtimit të një stadiumi të ri dhe një qendre moderne stërvitore.

Për këtë arsye, kërkimi për tokë të përshtatshme për projektet e reja thuhet se është intensifikuar.

Rizzetta, nga ana e tij, nuk synon të blejë vetëm një pjesë të vogël të aksioneve, por kërkon një projekt të plotë që do të përfshinte edhe ndërhyrje në stadiumin “Maradona”.

Ideja e tij është krijimi i një klubi sportiv me disa aktivitete, duke ndjekur një model të përhapur në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, diferenca prej 700 milionë dollarësh mes vlerësimit të De Laurentiis dhe ofertës së raportuar të konsorciumit amerikan mbetet pengesa kryesore për një marrëveshje të mundshme.

Për momentin, nuk ka një marrëveshje përfundimtare të konfirmuar, gjithsesi, e ardhmja e Napolit mbetet e lidhur me negociatat dhe me gatishmërinë e palëve për të gjetur një pikë të përbashkët për vlerën e klubit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments