Në fund të shtatorit, Premier League konfirmoi se City ishte shpallur fajtor për të gjitha akuzat që lidhen me shkeljen e rregullave financiare gjatë periudhës 2009/10 deri në 2017/18. City kishte fryrë artificialisht të ardhurat me më shumë se 900 milionë paund, përmes marrëveshjeve të sponsorizimit që cilësohen si “fiktive”.
Sipas “The Daily Mail” skenari “më i mundshëm” parashikon një dënim të trefishtë për City-n; klubi pritet të përballet me “heqje pikësh që do të pasohej pashmangshmërisht në rënie nga kategoria”, si dhe me një “gjobë të majme”.
Mësohet se sanksioni mund të përfshijë gjithashtu një heqje tjetër pikësh, e cila praktikisht do ta detyronte City-n të qëndronte në Championship (kategoria e dytë) për të paktën një sezon tjetër.


