FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPragndeshja me Tiranën, konfirmohen dy mungesa te Vllaznia për sfidën e së...

Pragndeshja me Tiranën, konfirmohen dy mungesa te Vllaznia për sfidën e së shtunës

Vllaznia do të presë të shtunën në ora 18:30 në stadiumin “Loro Boriçi” ekipin e Tiranës në ndeshjen që tashmë të gjithë e njohin si klasikja e futbollit shqiptar. Një ballafaqim ky që në pamje të parë i gjen bardheblutë jo vetëm me pozicionim më të mirë në renditje, po edhe në anën psikologjike, gjendjen e lojtarëve dhe shumë aspekte të tjera.

Tek skuadra shkodrane kanë vijuar përgatitjet për këtë ndeshje dhe ajo që ka rënë në sy ka qenë mungesa e dy lojtarëve në stërvitje. Njëri është autori i golit në ndeshjen e fundit ndaj Egnatias- Perez. Ai u largua i dëmtuar në minutat e fundit të asaj ndeshje teksa ka ndierë një shqetësim muskular dhe si rrjedhojë stafi mjekësor e ka lënë disa ditë pushim.

Tjetri është mbrojtësi i qendrës Dulysse. Ai ka ardhur i dëmtuar që nga ndeshjet me kombëtaren e vendit të tij- Haiti dhe që atëherë është në fazë rikuperimi, e cila pritet t’i zgjatë edhe të paktën dy javë.

Në këtë mënyrë trajneri Laszlo do të jetë i detyruar t’i bëjë llogaritë pa ato dy futbollistë, megjithatë edhe me këto mungesa padyshim që do të kërkojë të marrë fitoren ndaj Tiranës.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments