Felipe Massa pat deklaruar se e ardhmja e tij ishte ende e paqartë kur vendosi të largohej nga Formula 1, pasi kishte shumë projekte dhe se do të rikthehej në pistë sërish. Dhe do ta bëjë këtë gjë realitet në mars të vitit të ardhshëm, ku do të jetë sërish në pistën e shtëpisë së tij, në Interlagos, në një garë të “Stock Car”, e cila zhvillohet më 10 mars.

Jam i lumtur t’ju bëj me dije se do të jem sërish në pistë vitin tjetër në “Stock Car Special Guest Race. Kjo do të jetë gara ime e parë zyrtare pas tërheqjes nga Formula 1 dhe gara ime e parë në kampionatin brazilian që prej vitit 1999”, thotë Massa në një deklaratë në faqen e tij zyrtare “Instagram”.